Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ E kërkojnë në Superiore, Thomas BRDARIC mbyll aventurën në Indi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ E kërkojnë në Superiore, Thomas BRDARIC mbyll
Thomas Brdaric nuk është më trajner i Chennaiyin në kampionatin indian. Ish-trajneri i Vllaznisë është shkarkuar nga klubi me lajmin që e konfirmon vetë me një postim në rrjete sociale. “Sezoni i kaluar ka qenë një nder për të trajnuar këtë klub të mrekullueshëm. E mbylla këtë klub në zemrën time dhe nuk do t’i harroj kurrë kujtimet që bëmë brenda dhe jashtë fushës.  Ne krijuam një ekip që filloi nga e para dhe krijoi një rrugë për të arritur sukses në të ardhmen e afërt. Për fat të keq, klubi më komunikoi vendimin se kërkohen opsione të reja për pozicionin tim. Është shkatërruese, megjithatë i jam mirënjohës tifozëve të CFC-së që gjithmonë dhanë mbështetjen maksimale që më pëlqeu më shumë. I uroj klubit suksese maksimale për të ardhmen dhe angazhimet e duhura në rrugën që është krijuar këtë sezon që lamë pas”, shkroi Brdariç. Tekniku gjerman tashmë është në pritje të një aventure të re… ose të vjetër teksa emri i tij lakohej për një rikthim në Superiore.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Thomas Brdaric (@thomasbrdaric)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga