Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Drejtor i skautizmit, presidenti i Milanit i beson një shqiptari

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Drejtor i skautizmit, presidenti i Milanit i beson një shqiptari
Presidenti i Milanit, Gerry Cardinale e ka nisur këtë verë me marshin e pestë. Shkarkimet e Paolo Maldinit dhe Daniele Massaras ndezën reagime të shumta në Itali ndërsa edhe në klubin tjetër që ai zotëron, Toulouse pati lëvizje të rëndësishme. Fillimisht u shkarkua trajneri që fitoi Kupën e Francës ndërsa së fundmi u largua edhe drejtoresha e skautizimit. Pozita e kësaj të fundit mbeti bosh dhe mbrëmjen e djeshme, klubi francez zyrtarizoi zëvëndësin e saj. Viktor Bezhani është i përzgjedhuri për këtë detyrë të rëndësishme. 38-vjeçari shqiptar prej 5 vitesh bën këtë rol teksa e filloi te Legia Varshavës në 2017, më pas kaloi në Premier League te Brentford, Ëatford e së fundmi Leciester. Bezhani tani do të jetë në krye të skautizmit te Toulouse ku do të punojë për të zbuluar talentët e rinj, një detyrë e vështirë tek ky klub që ka zbuluar yje si Tchouameni, Lafont, Sissoko, Todibo e shumë të tjerë.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga