Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Dikur derdhte lot për Vllazninë, ish mbrojtësi i shkodranëve vishet kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT

Antonio Marku është një nga futbollistët që ka spikatur në Kategorinë Superiore, ku kulmin e karrierës në Shqipëri e arriti me skuadrën e Vllaznisë. Mbrojtësi shkodran është produkt i Akademisë së Dinamos, teksa gjatë karrierës sportive ka luajtur me Dinamo, Laçin, Vllazninë dhe Kukësin.

Marku u largua nga klubi i Vllaznisë dhe Kategoria Superiore në merkaton e verës në 2019, për tu transferuar në Kosovë tek ekipi i Drenicës. Megjithatë duket se aventura me klubin e Drenicës nuk ka zgjatur shumë, teksa Marku së fundmi është transferuar tek ekipi tjetër i Kosovës, KF Vëllaznimi. 27 vjeçari do të mbrojë ngjyrat kuqezi të klubit të Gjakovës për pjesën e mbetur të sezonit.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu