
Dështimi në Ligën e Kombeve i ka kushtuar postin e trajnerit Joaquin Caparros. Ai nuk do të jetë më në krye të përfaqësueses armene.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata që përmes një komunikate në faqen zyrtare bën me dije divorcin me "timonierin". Në lajmërimin e bërë për mediet thuhej:
“Federata Armene e Futbollit dhe trajneri i kombëtares armene, Joaquin Caparros, ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje të përbashkët. Trajneri spanjoll nuk do të drejtojë më kombëtaren armene.
Më 28 shtator, Presidenti i FFA Armen Melikbekyan u takua me Joaquin Caparros dhe diskutoi performancën e kombëtares armene këtë vit. Gjatë takimit u arrit marrëveshja e ndërsjellë që bashkëpunimi të mos vazhdojë.
Gjatë takimit, Armen Melikbekyan e falënderoi për punën e tij, që ka qenë në krah të kombëtares në ditët e vështira për Armeninë, për shfaqjen e cilësive më të mira njerëzore dhe profesionalizmit të lartë në punë.
Drejtuesit e Federatës Armene të Futbollit, stafi që ka punuar së bashku me Joaquin Kaparos, i shprehin edhe një herë mirënjohjen e thellë trajnerit spanjoll për punën e tij dhe i urojnë suksese të reja në karrierën e tij të ardhshme.
Faleminderit!".
Ky largim i trajnerit ka ardhur pasi Armenia ra nga Grupi B i Ligës së Kombeve duke u renditur në vendin e fundit me 3 pikë.