Tomori po kalon një gjysmë sezoni shumë të vështirë deri tani. Beratasit gjenden në vendin e parafundit në Kategorinë e Parë dhe shumë larg prtishmërive. Drejtuesit kanë vendosur të bëjnë revolucion në merkaton e janarit dhe kanë nisur me spastrimet.
I pari i larguar është Daniel Agami Hando. Pas vetëm 4 muajsh në klub mbrojtësi mbyll aventurën me beratasit duke ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën. Norvegjezi 28-vjeçar është aktivizuar në vetëm 5 ndeshje duke mos lënë shenjë.
Megjithatë, e ardhmja e shtatlartit pritet të jetë në Shqipëri me disa ekipe që janë të interesuara për shërbimet e tij dhe lojtari është në pritje të ofertave.
[caption id="attachment_714891" align="alignnone" width="725"] Daniel Agami Hando[/caption]