ZYRTARE/ Dejvi Bregu rivesh ngjyrat bardhekuqe, firmos kontratën 1-vjeçare
Shkruar nga NEWSPORT
Dejvi Bregu është futbollisti më i ri i Umraniyespor. Ish-sulmuesi i njohur i Superiores ka firmosur me skuadrën e re duke u larguar kështu pas 3 vitesh nga Boluspor.
Fantazisti vlonjat mbetet në Kategorinë e Parë turke teksa skuadra e re nuk ia doli të mbijetonte në elitën e futbollit turk. Megjithatë, synimi për t’u rikthyer është i qartë dhe drejtuesit shohin te Bregu një përforcim ideal për ta arritur këtë qëllim. Atje, mesfushori do të gjejë edhe mbrojtësin e Kombëtares, Ermir Lenjanin.
27-vjeçari ka firmosur kontratën 1-vjeçare dhe është prezantuar me fanellën e re me ngjyra bardhekuqe, ngjyra të cilat i ka mbartur më parë edhe te Skënderbeu. Në sezonin që sapo u mbyll, Bregu shënoi 7 gola e dha 5 asiste në 34 ndeshje.