Dejvi Bregu do të jetë lojtari më i ri i Wisla Krakow. Lajmi bëhet i ditur nga vetë lojtari dhe klubi të cilët ndajnë një postim në rrjete sociale duke zyrtarizuar transferimin. Fantazisti i bashkohet kështu shqiptarëve në Poloni si Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka, Julian Shehu dhe Engjëll Hoti.
Në ekip do të gjejë edhe një shqiptar tjetër, Vullnet Bashën, vëllain e ish-mesfushorit të Kombëtares, Migjen Basha. Bregu lë kështu Turqinë pas 3 sezonesh me Boluspor dhe Umraniyespor.
Wisla Krakow militon në ligën e parë polake dhe objektivin kryesor ka ngjitjen në elitë, aty ku luante në sezonin e fundit. Afrimi i Bregut shihet si një transferim cilësor për të arritur këto objektiva.
Poll