ZYRTARE/ CHELSEA prezanton sulmuesin francez: Krenar që vesh këtë fanellë
Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea ka arritur të zyrtarizojë ditën e sotme një nga afrimet kryesore. Sulmuesi francez, Christopher Nkunku është lojtaari më i ri që u ësht bashkuar Bluve të Londrës.
25-vjeçari sezonin që kaloi e mbylli te Leipzig, teksa tashmë do të mbajë fveshur fanelën e anglezve në sezonin e ri. Ky operacion u ka kushtuar Bluve plot 60 milionë euro, ndërsa ka firmosur një kontratë 6 vjeçare në “Stamford Bridge”.
Nkunku ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Chelsea, i cili ka theksuar se është krenar që ka veshur këtë fanelë.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur, Chelsea sakrifikoi shumë për të më transferuar. Dua të takoj sa më shpejt trajnerin dhe shokët e skuadrës dhe t’i tregoj tifozëve se çfarë jam i aftë të bëj në fushë.Kam luajtur në Ligue 1 dhe Bundesliga, e tashmë mezi po pres të nis aventurën në Premier League që është edhe një nga ligat më të forta në botë. Jam shumë i emocionuar dhe krenar që do të veshë fanellën e Chelseat”, ka deklaruar francezi.