Marcus Bettinelli është futbollisti më i ri i Chelsea.
Skuadra londineze ka zyrtarizuar marrëveshjen me portierin e larguar falas nga Fulham.
Bettinelli ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me kampionët e Europës, të cilët duket se kanë gjetur edhe postin për 29-vjeçarin.
Ai do jetë portieri i tretë në skuadër, kjo për shkak se Thomas Tuchel i ka idetë e qarta në “Stamford Bridge”, me Kepa dhe Mendy që do luftojnë për një fanellë titullari.
Bettinelli filloi karrierën e tij te Fulham në moshën 14 vjeçare dhe arriti që të përfshihet në ekipin e parë londinez, por pa arritur që të bëj diferencën, duke u huazuar në shumë skuadra të niveleve të ulëta të futbollit anglez.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.