Skuadra e Chelsea është një nga ekipet më aktive në Premier League gjatë kësaj merkatoje, ku Blutë e Londrës kanë bërë disa afrime, të cilët mund të ndihmojnë skuadrën gjatë pjesës së mbetur të sezonit.
Zyrtarizimi i radhës për skuadrën nga Londra është Malo Gusto, i cili kalon në “Stamford Bridge”, ndërsa ka firmosur kontratë deri në vitin 2030
Ky operacion i ka kushtuar arkave të klubit plot 30 milionë euro, me 19-vjeçarin që do të vazhdojë të aktivizohet te Lyoni deri në fund të këtij sezonit.
Chelsea’s newest: Malo Gusto! pic.twitter.com/wIQ3LkNR9p
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 29, 2023