
Graham Potter është zyrtarisht trajneri i ri i Chelsea. Tekniku anglez është përzgjedhur si alternativa më e mirë për të zëvëndësuar të shkarkuarin Tuchel. Potter do të rigjejë te Blutë e Londrës, ish-lojtarin e tij Cucurella, i cili poashtu la Brighton për londinezët.
Trajneri 47-vjeçar pati impresionuar futbollin anglez me performancat e ekipit të tij Brighton, ku mori rezultate mjaft të mira dhe dhuroi futboll atraktiv. Potter nuk pritet të ketë vështirësi në implementimin e skemave të tij pasi Chelsea luan me të njëjtën skemë që edhe tekniku preferon. Nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes pasi Brighton e kishte akoma nën kontratë trajnerin dhe klauzola ishte 18 milionë euro he mbetet të mësohet nëse Chelsea e ka paguar këtë klauzol.