Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Befason ish-i i Skënderbeut, nga Austria kalon në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT

Agim Zeka është zyrtarizuar te Drita në Kosovë. Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka luajtur me Lille në Francë dhe së fundmi ka qenë pjesë e Austrisë së Vienës. Zeka ka nënshkruar kontratë për 2 vite.  Për kalimin në Kosovë, Zeka ka refuzuar disa skuadra nga Rusia, Portugalia dhe Azerbajxhani.

Njoftimi:

Agim Zeka është përforcimi i radhës

Klubi jonë FC DRITA ka arritur që të përforcojë edhe më shumë fazën ofenzive me lojtarin tonë më të ri Agim Zeka i cili vjen pas një eksperience të madhe nga evropa!

Agim Zeka 22 vjeqar, është sulmues krahu dhe sa ishte pjesë e Skenderbeut, bëri hapin e madhë ku u transferua tek giganti francez LOSC Lille dhe me pas ishte i huazuar në ekipe të njohura evropiane dhe së fundmi ishte pjesë e Bundesliges austriake, pjesë e ekipit Austria Viena.

Zeka ishte pjesë e shpresave të kombëtares së Shqipërisë tek të gjitha grupmoshat U-17, U-19 dhe U-21.

Marrëveshja mes klubit tonë dhe lojtarit është lidhur për dy vitet e ardhshme dhe Zeka do të jetë bardhë e kaltër deri me 2023.

Mirë se vjen Agim

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga