ZYRTARE/ Barcelona prezanton “tigrin”, Vitor Roque bëhet katalanas
Shkruar nga NEWSPORT
Tashmë është zyrtare. Vitor Roque është lojtari më i ri i Barcelonës. Braziliani është prezantuar nëpërmjet një video spektakolare nga klubi spanjoll.
“Një tigër vjen në Camp Nou”, kanë shkruar kampionët. Ky operacion u ka kushtuar 40 milionë euro arkave të katalanasve, teksa e morën nga Atletico Paranaense.
Palët kanë firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2031, teksa 18-vjeçari do tu bashkohet katalanasve në vitin 2024, pasi do të qëndrojë edhe këtë sezon te Paranaense.