ZYRTARE/ Barcelona i tregon “derën” mbrojtësit, katalanasit ndërpresin kontratën para kohe
Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona ka filluar nga puna për sezonin e ardhshëm teksa tashmë janë duke bërë gati listën e largimeve. I pari është mbrojtësi Samuel Umtiti. Ky i fundit ishte i huazuar tek skuadra e Lecces në sezonin që lam pas.
Dita e sotme duhet të ishte një ditë rikthimi për mbrojtësin pasi neser jemi zyrtarisht pjesë e sezonit të ri 2023-2024. Por duket se gjërat nuk kanë shkuar sicc pritej. Katalanasit i kanë dhënë lamtumirën mbrojtësit nëpërmjet një postimi në Tëitter.
Kujtojmë që Umtiti u transferua tek Blaugranasit në vitin 2016. Por performanca e tij jo e mirë bëri që këtë sezon ai të huazohej. Tashmë kur kishte edhe 2 vite kontratë me klubin por të dyja palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ndërprejen e bashkëpunimit. Umtiti ka dalë një lojtarë i lirë në treg tashmë.