Holger Badstuber do të largohet nga Bajern Mynih. Drejtori ekzekutiv, Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar se mbrojtësi gjerman, Holger Badstuber do të lërë ekipin në merkaton e verës. Ai është huazuar te Schalke 04 deri në fund të sezonit dhe më pas nuk do të jetë më nën pronësinë e klubit të Bajernit.
“Bajern Mynih i uron Holger Badstuberin më të mirët në karrierë dhe dëshiron ta falënderoj për lojtarin angazhimin shembullor në pothuajse 15 vitet që ka qëndruar në klub”, ka deklaruar Rummenigge.