Arbër Hoxha është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Dinamo së Zagrebit, transferim i paralajmëruar më parë nga Newsport.al. Për kartonin e sulmuesit shqiptar është paguar te klubi i Slaven Belupo në Kroaci.
Çfarë tha Arbër Hoxha për Newsport.al, i pyetur për interesin e shprehur nga Dinamo Zagreb dhe Ferencvaros: “Për momentin nuk jam në dijeni. E di që kanë interes të dyja ekipet, por është menaxheri (agjenti) ai që i ka punët në dorë. Të largohem nga Slaven Belupo këtë janar? Nuk është se e kam menduar atë pjesë momentalisht. Derisa të kryhen edhe dy ndeshjet e mbetura”.
Dinamo Zagreb ka fituar përballë konkurrencës me Ferencvaros. Transferimi i Arbër Hoxhës me shumë gjasa i kalon 2 milionë euro. Sulmuesi shqiptar ka bërë mjaft mirë në Kroaci, ku për 18 ndeshje ka shënuar 4 herë gol. Po ashtu dhe ka asistuar 3 herë të tjera, duke qenë në qendër të vëmendjes.