Tashmë zyrtarisht Andriy Shevchenko është presidenti i Federatës Së Futbollit të Ukrainës. Në këtë mënyrë ish-lojtari i Milan dhe Chelsea merr postin e rëndësishëm në Ukrainë dhe do të kryesojë për 4 vitet e ardhshme.
Në zgjedhjet e mbajtura sot në Kiev, 47-vjeçari mori 93 vota pro, ndaj 94 delegatëve që morën pjesë. Në këtë mënyrë emërohet menjëherë në krye të Federatës Ukrainase.
Tashmë Shevchenko është presidenti i 6-të në historinë e FFU. Para se ish-milanisti të zgjidhej në krye të Federatës, vuri në dukje të gjithë programin dhe planin e tij për të zgjidhur të gjitha problemet që kanë si institucion dhe mënyrën se si të arrijnë sa më shumë suksese në arenën ndërkombëtare dhe kombëtare.
Poll