Edon Zhegrova është lojtari më i ri i Lille. Klubi francez dhe lojtari kosovar kanë nënshkruar një kontratë që do e mbajë të lidhur futbollistin me këtë skuadër deri me 30 qershor të vitit 2026. Lille ka paguar në arkat e zviceranëve të Basel jo pak por 7 milionë euro.
22 vjeçari i sulmit do të provojë për herë të parë një eksperiencë në Francë, pasi më parë ka luajtur në Jupiler league në Belgjikë dhe Super League në Zvicer. Zhegrova ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 2 gola.
Lille renditet në vendin e dhjetë të League 1.Synimi është ngjitja në tabelë, për të kërkuar më pas të marrë diçka nga ky sezon.
