
Marc Cucurella është zyrtarisht lojtar i Chelsea-t. Klubi londinez ka njoftuar afrimin e spanjollit përmes rrjeteve sociale, teksa 24-vjeçari pritet të kthehet në pikë kyçe për krahun e majtë të mbrojtjes gjatë sezonit të ardhshëm. Shifra e transferimit nga Brighton është plot 65 milionë euro.
Lojtari është rritur në akademitë e Barcelonës, ndërsa pas disa huazimesh u shit te Getafe për rreth 12 milionë euro nga Barça. Më pas erdhi shitja për 18 milionë euro te Brighton verën e kaluar.
“Përshëndetje tifozë të Chelsea. Kënaqësi të jem këtu. Nuk më pritet t’ju shoh në Stamford Bridge”, thotë Cucurella gjatë videos së mëposhtme.
A message from Marc! 👋 #CucurellaIsChelsea pic.twitter.com/Gm2l7WF5Q7
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 5, 2022
Poll