
Borussia Dortmund ka blerë për 35 milionë euro sulmuesin Sebastien Haller nga Ajax. Verdhezinjtë kanë prezantuar sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, që ka një detyrë të vështirë për të zëvendësuar Haaland në Gjermani.
Klubi i Bundesligës ka paguar afro 32 milionë euro te holandezët, ndërsa në bazë të bonuseve shifra mund të shkojë në 35 milionë euro.
Me Haller që kishte kontratë edhe për tre sezone me Ajax, klubi verdhezi ka derdhur shumën e duhur për të bërë për vete 28 vjeçarin.
Poll