Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ 11 humbje në 31 javë, Pirlo shkarkohet nga drejtimi i skuadrës turke

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 11 humbje në 31 javë, Pirlo shkarkohet nga drejtimi i
Andrea Pirlo është shkarkuar zyrtarish nga drejtimi i skuadrës turke, Karagumruk. Pirlo u emërua në krye të skuadrës në qershor të 2022 por nuk arriti të qëndronte një vit. Në 31 ndeshje me 44-vjeçari Italian ka arritur 9 fitore, 11 barazime dhe 11 humbje. Karagumruk u rendit në vendin e 9-të në SuperLigën turke. Kjo gjë ka bërë që klubi të marri vendimin për shkarkimit të italianit. Nëpërmjet një postimi ne Twitter ata njoftojnë se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Pirlon për sezonin e ardhshëm duke e lënë të largohet. “Ne kemi vendosur që të mos vazhdojmë më bashkëpunimin me zotin Pirlo sezonin e ardhshëm dhe i dhamë leje që të largohej nga klubi menjëherë për të na lejuar të planifikojmë të ardhmen. Jemi të kënaqur me kohën e kaluar së bashku, e falënderojmë dhe i urojmë më të mirat, per te ardhmen”, shkruhej në komunikin e klubit turk.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga