
Ennur Totre tashmë zyrtarisht është rikthyet e Shkëndija e Tetovës. Klubi kuqezi ka arritur marrëveshjen me Vorskla Poltavas për huazimin e ish-lojtarit të Tiranës deri në fund të këtij sezonit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Shkëndijës nëpërmjet një komuniukate në rrjetet sociale.
“Është ndjenjë shumë e bukur sërish të kthehem në shtëpi, në klubin ku u rrita dhe u afirmova si futbollist. Shkëndija ka vend të veçantë në jetën time dhe jam shumë i lumtur që sërish do të mund të kontribuoj për këtë fanellë. Falemenderoj klubin për këtë mundësi dhe shpresoj që bashkarisht të realizojmë objektivat”, është shprehur Totre pasi zyrtarizoi huazimin 6 mujor nga Vorskla te Shkëndija.
Totre është rritur në shkollën e futbollit Shkëndija, ndërsa për ekipin e parë debutoi si 17-të vjeçar. Me Shkëndijën u paraqit në 7- sezone dhe ishte fitues i 3 titujve kampion e 2 trofeve të Kupës. Verën e vitit 2021 firmosi me Tiranën dhe në fund të sezonit u shpall kampion i Shqipërisë, pas çka u transferua në Ukrainë te Vorskla Poltava. Totre ka udhëtuar drejt Antalias ku bashkohet me ekipin në fazën përgatitore në Turqi.