Zvicra do të përballet me Serbinë në ndeshjen e 3-të të grupeve në Kupën e Botës. Për shkak edhe të incidentëve të ndodhur në vitet e kaluara, kjo sfidë vazhdon të mbetet e shumë diskutuar për simbolin e “shqiponjës” të bërë nga Granit Xhaka dhe Xherdn Shaqiri në fitoren me përmbysje në Rusi 2018, ku dy lojtarët shqiptarë shënuan ndaj serbëve.
Por kur jemi vetëm 1 ditë përpar këtij dueli, situata te “helvetët” nuk ëhstë shumë e qetë. Pikërisht Shaqiri për shkak të një dëmtimi mungoi ndaj Brazilit, teksa rrezikon edhe duelin me Serbinë. Por sikur të mos mjaftonte kaq, Federata Zviceriane e Futbollit ka njfotuar se edhe dy titullarë të tjerë rrezikojnë sfidën e nesërme.
Bëhet fjalë për Yann Sommer dhe Nico Elvedi, të cilët nuk kanë marrë pjesë me grupin në seancën e ditët së sotme. Kjo situatë i shkakton “dhimbje koke” teknikut Murat Yakim.