Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zvarritet çështja e trajnerit te Tirana, Ze Maria vë "me shpatulla pas murit" presidentin

Shkruar nga NEWSPORT
Zvarritet çështja e trajnerit te Tirana, Ze Maria vë "me

Ka kohë që diskutohet dhe pritet të ketë një vendim përfundimtar lidhur me të ardhmen e trajnerit të Tirana. Edhe pse Ze Maria është në pritje të fjalës së fundit, duket se diçka nuk shkon dhe të gjithë mendojnë se problemi qëndron te kushtet që tekniku ka vendosur për drejtuesit e klubit.

Ze Maria ka kërkuar 7-8 lojtarë të rinj për sezonin e ri, përmirësim të kushteve të kontratës dhe mbi të gjitha garanci financiare, pasi vetëm kështu bardheblutë mund të bëjnë paraqitje dinjitoze të Superiore.

Nuk dihet nëse ky është problemi që presidenti i klubit, Refik Halili nuk po thotë fjalën e fundit apo ka dicka tjetër që nuk shkon. Përveç lojtarëve që janë ende në pritje të vendimit, tifozët nga ana tjetër kërkojnë të mësojnë se çfarë do ndodhë, pasi presin të mësojnë mbi të gjitha se cila do jetë skuadra me të cilën Tirana do luajë në Superligë për sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga