Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Zoti është shqiptar”, Ballist Morina sfidon edhe në “Facebook”

Shkruar nga NEWSPORT

Banderola “Zoti është Shqiptar” që u shpalos në ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe (0-0) ka nxitur mjaft reagime në vendin tonë. I pari ishte Imami i njohur, Ahmed Kalaja që në rrjetet sociale kritikonte këtë veprim të tifozëve në këtë sfidë kualifikuese për europianin “Gjermani 2024”.

Më pas, ai publikoi edhe një foto në rrjetet sociale duke vendosur gishtin drejt Ballist Morinës, si njeriu që futi në stadium dhe shpalosi këtë banderolë me natyrë fetare.

Lexo edhe: https://newsport.al/zoti-eshte-shqiptar-ahmed-kalaja-reagon-ashper-dhe-del-kunder-tifozeve-kuqezi-keta-jane-faqezi-jane-turpi-i-shqiperise/

Por me sa duket “njeriu i dronit” në Beograd nuk ndalet. Në një kërkim të thjeshtë në profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook”, shihet se Morina ka vendosur në foto këtë mbishkrim si edhe në përshkrimin në “bio” të kësaj platforme elektronike.

[caption id="attachment_713239" align="alignnone" width="910"]Profili i Facebook të Ballist Morinës Profili i Facebook të Ballist Morinës[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga