Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ikona e KOMBËTARES, ZMIJANI gjen "çelësin" e fitores me TURQINË: I mundim me...Shkodrën, nuk më frikëson Turqia dhe Franca

Shkruar nga NEWSPORT
Ikona e KOMBËTARES, ZMIJANI gjen "çelësin" e fitores

Ish-kapiteni dhe simboli i Kombëtares dhe Vllaznisë Hysen Zmijani u shpreh për "Supersport" se në grupin I ku bëjmë pjesë për kualifikueset e EURO 2020, ai i frikësohet më tepër Islandës dhe Moldavisë, sesa Francës dhe Turqisë, pasi historikisht Kombëtarja jonë i ka nënvlerësuar rivalët në nivelin apo poshtë nivelit tonë.

"Sfida me Turqinë? Shpresojmë ta fillojmë mirë. Nuk kemi kaluar një periudhë të mirë, sepse kemi patur dhe mungesat. Sigurisht puna e tij (Christian Panuccit) nuk ka qenë e thjeshtë. Patëm një lloj disheze, rënieje pas përfundimit të kampionatit europian të 2016. Kemi krijuar bazën tonë. Turqia nuk është e lehtë. Duke parë dhe Shkodrën që ka qenë fat për ekipin kombëtar, uroj t'ia dalim.

Elseid Hysaj, lideri i Kombëtares? Ai luan për Napolin dhe në Champions League. Uroj që brezat e ardhshëm të jenë më të mirë se ne.

Mbrojtësa të djathtë nga Shkodra? Shkodra ka dhënë gjithmonë për Komëbtaren. Edhe Partizani e Tirana. Edhe ne kemi patur përfaqësuesit tanë. Ne me njëri-tjetrin kemi shkuar mirë. Uroj që Hysaj të luajë sa më shumë me Kombëtaren

Pretendenët për kualifikim? Për Francën kemi vlerësim maksimal, si dhe Turqinë. Nuk kam frikë nga këta, por nga vija e tretë dhe e katërt. Nuk e shoh preokupimin e lojtarëve me ekipet në nivelin tonë apo poshtë nesh. Ata që kanë vlera i vlerësojmë, ata që kanë më pak i nënvlerësojmë", përfundoi Zmijani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga