
Gareth Bale nuk është pjesë e Real Madrid për ndehsjen me Sevilla. Ky ka qënë vendimi i marrë nga trajneri Zidane, pasi nuk e ka ftuar atë. Një mungesë tjetër do jetë edhe ajo e Sergio Ramos. Uellsiani është stërvitur gjatë gjithë javës me ekipin (dhe nuk është ftuar) ndërsa spanjolli nuk ka marrë miratimin e mjekëve.
Ajo që duhet thënë është se do ndikojnë këto dy mungesa, pasi në Madrid kanë qënë gjithmonë vendimtar. ''Timonierit'' Zidane do i duhet të projektojë formacionin pa llogaritur Bale dhe Ramos. Jemi në një fazë të nxhetë të kampionatit dhe çdo gabim do ishte fatal. Lufta për titullin kampion po bëhet sa vjen e më e egër, pasi në garë është edhe Atletiko.
Të ftuarit:
Portierë: Courtois, Areola ,Altube.
Mbrojtës: Carvajal, Militao, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro ,Isco.
Sulmues: Benzema, Lucas Vázquez, Jovic, Brahim, Vinicius Jr. , Rodrygo.