
Zinedine Zidane është pa në skuadër për thuajse 3 vitesh. Francezi vazhdon të jetë i pa punë që prej largimit nga Real Madrid, ndërsa tashmë emri i tij po lidhet ngushtë me një kalim te Manchester United dhe Bayern Munich.
51-vjeçari dëshiron rikthimin në stol, teksa po shqyrton të gjitha mundësitë që ka në tryezë. Pavarësisht interesit të treguar nga anglesët për të zëvendësuar Erik ten Hag, Zidane nuk e mendon kalimin në “Old Trafford”.
Por jo vetëm kaq, pasi francezi nuk dëshiron të jetë as zëvendësuesi i Thomas Tuchel, duke treguar kështu se nuk do të preferonte kalimin as në Bundesligë te Bayern Munich. Sipas mediave spanjolle bëhet me dije se dëshira e madhe e Zidane është një kombëtare dhe ajo e Francës është një “ëndërr” në sirtar.