Është ndarë dje nga jeta në moshën 72 vjeçare ish-basketbollisti beratas, Petraq Gjogu. Gjogu prej ditësh ishte I prekur nga Covid-19, ndërsa nuk ia ka dalë të fitojë betejën më të rëndësishme të jetës.
Gjogu ishte një nga basketbollistët e shquar në periudhën përpara sistemit Demokratik në vend. Ish-basketbollisti la pas gruan dhe fëmijët, ndërsa miqtë e kujtojnë si njeri të dashur dhe të përkushtuar. Covid-19 është qenë shkaktar që disa nga ish-sportistët e mëdhenj shqiptar të mos jenë më mes nesh.

Poll