Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zi në Premier League, ndërron jetë në moshën 86-vjeçare pronari i skuadrës së njohur

Shkruar nga NEWSPORT
Zi në Premier League, ndërron jetë në moshën
Premier League është tronditur nga lajmi i fundit. Pronari i West Ham United, David Gold, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se David Gold vdiq pranë gruas, Lesley dhe dy vajzave të tij, Jacquline e Vanessa.  “Me dhimbje të thellë, West Ham United FC njofton së bashkë-pronari, David Gold ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër”, ka njoftuar klubi i Premier League për presidentin me prejardhje hebraike. I mërzitur me vdekjen e Gold ishte bashkëpronari i tij, David Sullivan, i cili theksoi se vdekja e kolegut dhe mikut të tij ia ka thyer zemrën. “David e kishte një lidhje të gjatë me Hammers. Ai gjithmonë ia donte më të mirën West Hamit. Vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne. Të mirat dhe të këqijat, që nga janari i vitit 2010, i kemi kaluar së bashku”, u shpreh Sullivan.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga