Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Zi në Kosovë, ndërron jetë ish-futbollisti bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT


Një lajm i zi vjen nga Kosova teksa mësohet se ka ndërruar jetë Shefqet Sinani.

Janë "Plisat" ata që bëjnë me dije se ish-futbollisti i Prishtinës ka mbyllur përgjithmonë sytë sot. Përmes një postimi në faqen zyrtare, shkruhej:

"Sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Shefqet Sinani.

Ne do të jemi përjetësisht falenderues për kontributin e tij të dhënë në vitet më të vështira e njëkohësisht më të lavdishme të klubit tonë.


Shefqet Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, atëherë kur qyteti e kombi ynë mburrej me sukseset klubit në ish-Jugosllavi.

Shefqet Sinani dhe e gjithë ajo gjeneratë, na shërbejnë neve e të tjerëve si udhërrëfyes për të ardhmen e KF Prishtinës.

U prehsh në paqe Kampion!"

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga