Zi në botën e futbollit, ndahet nga jeta sulmuesi 28-vjeçar
Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli meksikan është në zi. Sulmuesi i ekipit të Juarez, Diego Chavez është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti me makinë. Makina me të cilën po udhëtonte lojtari është përplasur me një shtyllë.
Një lajm i rëndë që ka tronditur të gjithë botën e futbollit në Meksikë. Ekipi i Juarez gjithashtu i ka dedikuar një video dhe një shkrim të ndjerit që u nda nga jeta para kohe.
“Na dhemb shumë kur i themi lamtumirë një shoku. Energjia e tij e pashtershme në fushë dhe buzëqeshja e tij jashtë fushës… ne do ta kujtojmë gjithmonë dashurinë e tij për qytetin dhe ngjyrat tona. I dashur, largimi yt është një goditje e rëndë, port i do të jetosh në zemrën e secilit prej nesh”, shkruan Jaurez.
I rritur te ekipi i Veracruz dhe shumicën e karrierës të kaluar në klube meksikane, Chavez është mjaft i njohur në vendin e tij. Sulmuesi 28-vjeçar ka patur aventura të shkurta edhe në Spanjë dhe Peru.