
Skuadra e Teutës ka zhvilluar sot miqësoren e dytë ne Austri. Bregdetarët janë mundur me rezultatin e thellë 7-2 nga Austria e Vjenës. Ekipi i Durrësit ka rezistuar pa gol deri në minutën e 30'. Më pas kanë pësuar katër gola. Pjesën e dytë austriakët ndryshojnë formacionin duke hedhur shumë lojtarë të rinj në fushë. Në këtë moment janë durrsakët që shënojnë dy gola në minutën e 48' dhe dhjetë minuta më vonë golin e dytë. Janë austriakët ata që kundërpërgjigjen përsëri duke shënuar edhe tre gola të tjerë.
Poll