Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Zgjodhi Kosovën para Shqipërisë, flet talenti i Luzernës: Unë jam një shqiptar i Kosovës, nuk jam shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Zgjodhi Kosovën para Shqipërisë, flet talenti i Luzernës:

Pak ditë më parë, Idriz Voca talenti kosovar që është pjesë e skuadrës së Luzernës ka justifikuar zgjedhjen e tij që bëri për të luajtur me përfaqësuesen e Kosovës.

Në një intervistë për mediat zvicerane, Voca është shprehur: "Unë dua të luaj për vendlindjen time. Kjo është çështje zemre. Kjo është një ëndërr që bëhet realitet. Te Kosova kam më shumë mundësi që të bie në sy. Në Zvicër ka shumë lojtarë të rinj të talentuar të cilët janë para meje".

I pytuer se pse nuk zgjodhi Shqipëri, ai është shprehur: "Unë thjesht bëra stërvitje me Shqipërinë, asgjë më shumë. Unë jam shqiptar i Kosovës. Nuk jam shqiptar. Ndaj për mua zgjedhja ishte e qartë", ka mbyllur intervistën talenti kosovar.

Kujtojmë që Idriz Voca ëshët grumbulluar janarin e vitit të kaluar me skuadrën U-21 dhe është ndjekur me vëmendje nga FSHF, por si përfundim ai vendosi t'i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga