Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zgjodhi Besiktas para Galatasarayt, flet Milot Rashica: Jam i lumtur, këtu më pritën shumë mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Zgjodhi Besiktas para Galatasarayt, flet Milot Rashica: Jam i lumtur, këtu

Milot Rashica suprizoi jo pak të gjithë tifozët, teksa u zyrtarizua te Besiktas. Lojtari “Dardan” flitej vazhdimisht për një kalim te Galatasaray, ekip me të cilin u shpall kampion sezonin e kaluar, teksa ishte në huazim nga Norwich.

Në një intervistë për faqën zyrtare të Beskitas, Rashica ka thënë edhe fjalët e para si lojtari më i ri i bardhezinjve. Sulmuesi theksoi se është shumë i lutmur për këtë transferim, teksa në skuadër e kanë pritur shumë mirë.

“Pse Besiktasin? Jam mjaft i lumtur dhe mjaft i entuziazmuar që jam këtu. Ishte gjithçka OK. Ne e kryem marrëveshjen dhe bisedimet që i kishim, unë vetëm po prisja që koha ime të vinte dhe ta nisja fluturimin dhe të vija këtu. Që nga momenti i parë kur kemi biseduar, ata (Besiktasi) shfaqi respekt për mua dhe ata e demonstruan se vërtetë më donin. Kjo ishte pika kyçe dhe natyrisht, unë isha i lumtur të rikthehesha për të luajtur në Turqi sepse unë dhe familja ime kaluam mjaft mirë këtu. Por, më të rëndësishmit ishin plani dhe projekti që mi tregoi klubi. Ata më donin me të vërtetë dhe unë isha i lumtur të vija këtu.

Atmosfera? Në sezonin e kaluar erdha këtu si kundërshtar, por atmosfera ishte mjaft e mirë dhe mjaft e zëshme do të thosha. Të gjithë e dinë se në Turqi tifozët dhe atmosfera janë në një nivel tjetër, posaçërisht në derbi. Po, ishte një atmosferë mjaft e mirë këtu.

Objektivat? Shpresoj që të dhuroj sa më shumë gola dhe asistime. Nuk ka rëndësi se në cilën pozitë do të luaj, unë do të mundohem ta ndihmoj ekipin tim në çfarëdo mënyrë që mundem në fushë, jo vetëm më gola dhe me asistime. Shpresoj ta kemi një sezon sa më të mirë. E pash lojën e parë, ne e nisëm sezonin mjaft mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund dhe ta fitojmë titullin e kampionit.

Tifozët? Nuk më pritet t’i takoj, duke në mbështetur ne. Do ta jap më të mirën nga vetja për ta ndihmuar ekipin dhe për t’i bërë tifozët të lumtur”, ka theksuar Rashica.

Ky operacion arkave të Besiktas u ka kushtuar 5 milionë euro, shumë kjo që ka shkuar te Norëich. Gjithashtu lojtari dardan do të përfitojë 2 milionë euro, ndërsa ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me ekipin nga Stambolli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga