Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Stërvitje dhe drekë në zgarë, trajneri Longo bën edhe kuzhinierin, çfarë atmosfere te Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
Stërvitje dhe drekë në zgarë, trajneri Longo bën edhe

Kukësi vijon nga puna për sfidën e radhës në kampionat. Verilindorët do të përballen me Kastriotin ditën e diel në “Arena Egnatia”, me ndeshjen që do të nisë në orën 13:45. Sot skuadra ka kryer stërvitjen e radhës, ndërsa pas stërvitjes, stafi teknik ka menduar të organizojë edhe një drekë me stafin dhe futbollistët.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Kukësi ka publikuar disa foto, ndërsa Longo nuk bën vetëm trajnerin te Kukësi, por edhe kuzhinierin. Një atmosferë fantastike te Kukësi që rrit edhe më shumë harmoninë në skuadër.

Postimi i Kukësit:

Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes ndaj Kastriotit! Paraditen e sotme, ekipi ka zbritur në fushën e blertë, teksa nesër do të zhvillojë stërvitjen e fundit.

Stafi teknik ka menduar që pas stërvitjes të organizojë edhe një drekë me stafin dhe futbollistët në kompleksin "Football Republic", teksa atmosfera në skuadër është mjaft pozitive.

Poll

Lexo gjithashtu