Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zëvendësuesi i Mbappe? PSG ka gati 200 milionë euro për “yllin” e Barçës

Shkruar nga NEWSPORT
Zëvendësuesi i Mbappe? PSG ka gati 200 milionë euro për

Kylian Mbappe do të largohet nga PSG-ja në fund të këtij sezoni dhe tashmë te kampionët francez ka nisur puna për gjetjen e një zëvendësuesi. Drejtuesit kërkojnë një lojtar që ta zëvndësojë denjësisht sulmuesin francez dhe për këtë duket se sërish Barcelona është vendi i preferuar për të “peshkuar”.

Mund të përsëritet rasti i Neymar, me francezët që i kanë vënë syrin “yllit” të ri të sulmit blaugrana. Bëhet fjalë për Lamine Yamal, për të cilin PSG-ja është e gatshme të shpenzojë milionat për ta transferuar në Paris.

Siopas “Marca” bëhet me dije se kampionët e Francës do të ishin të gatshëm të derdhnin në arkat e Barcelonës plot 200 milionë euro. Nëse diçka e tillë do të arrihet në muajt në vazhdim, atëherë 16-vjeçari do të bëhej transferim i i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit pas atij të Neymar për të cilin klubi parizien në 2017 shpenzoi 222 milionë euro.

Një shifër e lartë kjo për një 16-vjeçar që gjithsesi tundon Barcelonën dhe mbetet të shihet për të mësuar se cilët do të jenë hapat që do të merren në muajt në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga