Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zëvendësuesi i Brojës kalon me sukses vizitat mjekësore, zyrtarizimi çështje ditësh

Shkruar nga NEWSPORT
Zëvendësuesi i Brojës kalon me sukses vizitat mjekësore,
Tashmë gjithçka mund të quhet e përfunduar. Lojtari i cili pritet të zëvendësojë Armando brojën te Chelsea ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në Londër. David Fofana mund të quhet futbollisti më i ri i Chelsea. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se zyrtarizimi i Fofana tashmë është çështje ditësh, ndërsa është transferuar në Londër për shifrën e 12 milionë eurove. “Marrëveshja për David Fofana është e gjitha e vulosur dhe ka përfunduar. Edhe dokumentet janë gati pas testeve mjekësore të kryera me sukses në Londër. Zyrtarizimi do të vijë së shpejti.  Klubi është i bindur se është një nënshkrim i mençur për të tashmen dhe të ardhmen për një shumë prej 12 milionë euro, ku shumë klube në mbarë Evropën e donin Fofanan”, ka shkruar Romano. Kujtojmë se Fofana ka shkëlqyer në elitën e futbollit norvegjez me skuadrën e Moldes ku në 37-ndeshje zyrtare ka shënuar 21 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga