Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Zërat e Contes për stolin e Milanit, reagon Pioli: U mërzita

Shkruar nga NEWSPORT
Zërat e Contes për stolin e Milanit, reagon Pioli: U mërzita

Antonio Conte është në rrugën e duhur për t’u bërë trajneri i ri i Milanit. Presidenti Gerry Cardinale është angazhuar personalisht së fundmi në skuadër duke shkarkuar drejtorin Giorgio Furlani pasi ky i fundit kërkoi konfirmimin e Stefano Piolit në pankinë.

Në Itali e bëjnë të sigurtë largimin e Piolit dhe emërimin e Contes, i cili është dëshirë e Ibrahimovic, krahu i djathtë i Cardinales. Të dyja palët kanë rënë dakord dhe e pëlqejnë një bashkëpunim mes tyre.

Mirëpo, Pioli është ende trajner i kuqezinjve dhe i pyetur në lidhje me këto zëra, ai është shprehur se e kanë mërzitur pak.

“Nuk më shqetësojnë zërat, por më mërzitën pak. Megjithatë, kjo është krejt normale në futbollin modern. Dy kolegë njoftuan 5 muaj më parë braktisjen e pozitave prestigjioze. Ajo që ka rëndësi është që lojtarët e mi dhe unë duam të demonstrojmë vlerën tonë deri në fund të sezonit, pastaj do të shohim”, tha Pioli në konferencën për shtyp.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga