Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zënka banale me drejtorin, “spiuni” dhe miliona euro në xhep, ja çfarë solli shkarkimin e Nagelsmann nga Bayerni

Shkruar nga NEWSPORT
Zënka banale me drejtorin, “spiuni” dhe miliona euro në

Shkarkimi i Julian Nagelsmann erdhi si rrufe në qiell të hapur në kampin bavarez. Një vendim që ka surprizuar të gjithë pasi ky është një veprim i pazakontë nga klubi i Bayern Munchen. Nagelsmann ishte në garë për çdo trofe, eleminoi PSG nga Championsi dhe tani pret Man City në cerekfinale.

Nga sa mësohet së fundmi prej mediave gjermane, thuhet se shkaku për këtë vendim befasues është bërë një zënkë banale me drejtorin Salihamidzic për deklaratat e trajnerit përsa i përket çështjes së rrjedhjeve të informacioneve nëpër media nga stërvitjet e bavarezëve.

Një zënkë që pritet t’i kushtojë miliona klubit pasi Nagelsmann ka një kontratë deri në vitin 2025 dhe përfiton plot 9 milionë euro në sezon, pra rreth 30 milionë euro sëbashku me asistentët e tij. Një shumë ekzakte që u shpenzua për blerjen e tij nga Leipzig verën e shkuar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga