
Stadiumi legjendar “Qemal Stafa” i dha lamtumirën futbollit të luajtur në të, për t’i lënë vendin një impianti të ri futbollistik “Arenës Kombëtare”. Punimet vijojnë me ritëm të lartë, teksa ka mbetur vetëm pjesa ballore e ish-stadiumit “Qemal Stafa” që duket se do të ruhet pa u prekur. Ditën e sotme në kantierin e madh që po ndërtohet kanë qenë të pranishëm dhe drejtori i stadiumit, Eduart Prodani me zëdhënësen për shtyp të FSHF-së Jona Dervishi. Siç duket kurioziteti është i madh për të parë se si do të jetë stadiumi i ri kombëtar, ku nuk mungojnë as zyrtarët e FSHF-së. “Arena Kombëtare” do t’i mbyllë punimet e saj në vitin 2018.
[gallery columns="1" size="full" ids="11690,11692"]
Galeria fotografike ()
Poll