
Te Tirana janë të sigurt për suksesin në Kategorinë e Parë dhe ngjitjen në Superligë. Për plotësimin e objektivave janë duke punuar të gjithë, ku bën pjesë dhe trajneri brazilian, Ze Maria i cili deri tani ka bërë një punë të mirë.
Së fundmi, braziliani ka vendosur "veton" lidhur me lëvizjet në ekipin bardhebluë. Ze Maria ka kërkuar të mbajë të plotë grupin duke hedhur poshtë të gjithë mundësitë për largimin e mundshëm të ndonjë futbollisti.
Ndërkohë që te Tirana po përgatiten edhe për rinovimet. Shumë prej lojtarëve të cilëve iu përfundon kontrata në fund të sezonit janë vënë në "shënjestër" nga skuadra ta tjera. Në këto kushte po mendohet rinovimi i kontratave të futbollistëve për të mos humbur asnjë prej titullarëve.