
Tirana është një ndër ekipet më të fuqishme deri tani, bardheblutë ja kanë dalë të marrin rezultate pozitive në Kategorinë e Parë si asnjë nga ekipet e tjera deri më tani. Kryeqytasit kanë mundur të shënojnë plot 17 gola, ndërkohë që nuk u "thyen" në gjashtë javë kampionat. Ishte Bylisi që në javën e shtatë arriti të mposhtë bardheblutë duke u bërë pengesë për ecurinë pozitive.
Ze Maria ka zhvilluar stërvitjen e fundit ditën e djeshme. Një lajm i mirë ka ardhur për kryeqytetasit, pasi Turtulli dhe Binguila janë stërvtur me ngarkesë të plotë, çka do të thotë se që të dy mund të jenë të gatshëm për takimin që Tirana do të luajë ndaj Apolonisë ditën e shtunë në orën 14:00.
Poll