
Tirana do të luajë të premten derbin e shumëpritur ndaj Partizanit. Kjo sfidë pritet me mjaft interes jo vetëm nga tifozeritë e dy ekipeve ne fjalë por edhe nga gjithë të tjerët për vet rëndësinë e kësaj sfide dhe historinë e dy skuadrave që do përballen këtë fundjavë.
Trajneri Ze Maria do të ketë një mision të vështirë këtë të premte ndaj "Demave". Braziliani duhet të sjellë fitoren ndaj Partizanit, sukses që për të fundit herë është arritur nga Gugash Magani. Tirana fitoren e fundit ndaj të kuqve e regjistron që para 1690 ditësh, saktësisht në datën 7 shkurt 2014, kohë kur skuadra drejtohej nga Gugash Magani.
Tani është radha e Ze Marisë i cili do tentojë të "bëjë me krahë" tifozët bardheblu dhe të sjellë një fitore të rëndësishme për skuadrën pas kaq shumë kohësh.