Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ze Maria flet pas suksesit ndaj Kastriotit: Fanellë me peshë, Karabeci bëri gabim me këtë vendim

Shkruar nga NEWSPORT
Ze Maria flet pas suksesit ndaj Kastriotit: Fanellë me peshë, Karabeci

Tirana dje arriti të sigurojë fitoren e pastër në finalen e Katëgorisë së Parë që luajti ndaj Kastriotit, ku bardheblutë mundën këta të fundit me rezultatin e pastër 2-0.

Pas suksesit të arritur, lojtarët e Tiranës vendosën të mos festojnë, vendim ky i marrë pas konsensusit me kapitenin, Erando Karabeci. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer trajnerit Ze Maria, i cili në një pronocim dhënë për Supersport pas ndeshjes ka deklaruar se kjo arritje duhej festuar.

"Me mungesën e festimit të kapiteni nuk jam dakort, pasi përdërisa lojtarët e Tiranës derdhën lot kur u rrëzuan, atëherë këta të fundit e meritonin festën për ngjitjen. Kur arrin të fitosh, atëherë është e drejtë edhe të festosh. Jam përpjekur githmonë t'i mbroj futbollistët dhe nuk kam hasur gjithmonë mbështetjen e klubit. Kjo është e kuptueshme dhe më ka ndodhur edhe në klubet e tjera më parë. Do të flas me presidentin për të ndërtuar diçka të mirë. Nëse do të luftonim për të fituar, unë do të isha njeriu më i lumtur në botë për të qëndruar. Për të luajtur në Superiore duhen futbollistë në eksperiencë, pasi është fanellë me peshë. Nuk mund të shkosh atje me futbollistë të rinj, pasi të masakrojnë menjëherë. Ne duhet të luajmë për fituar kampionatin dhe jo për të marrë pjesë", kanë qenë fjalët e teknikut të Tiranës pas përfundimit të takimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga