
Ze Maria po vazhdonë të ecë para me të njëjtën teori që ka nisur hapat e para te Tirana, të mos lëvizë titullarët në momentin që skuadra arrin objektivat. Trajneri brazilian do të vazhdojë të ndjekë këtë teori edhe në ndeshjen e radhës ndaj Ilirisë, duke hedhur në fushë të njëjtët futbollistë.
Trajneri i bardheblue ka vendosur të luajë me të njëjtët lojtarë që arriti suksesin në Kupën e Shqipërisë ndaj Vllaznisë, me vetëm një ndryshim. Në krahun e majtë nuk do të jetë Çelhaka, pasi është dënuar me karton të kuq në ndeshjen me Shënkollin dhe do të zëvendësohet nga Halili, ndërsa pjesa tjetër e titullarëve do të mbetet i pandryshuar
Poll