
Tiran iu ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve në prag të çerekfinales së Kupës që bardheblutë do luajnë sot në orën 17:00 ndaj Kukësit. Përgjatë 90' minutave që skuadra e Tiranës zhvilloi seancën stërvitore, Ze Maria pati mundësinë të 'fikosojë" titullarët për përballjen me kampionët.
Braziliani nuk do të ketë në dispozicion Dokën, ndërkohë që lajmi i mirë është se Ze Maria do të ketë në dispozicion Asion Dajën. Ai është rikthyer në stërvitje me grupin, fjala e fundit i mbetet trajnerit, i cili do vendosë nëse do ta aktivizojë apo jo sot.
Prurjet e reja kanë marrë disa minuta dje, por ende nuk dihet nëse Ze Maria do t'iu besojë sot minuta në përballjen ndaj Kukësit. Gjithçka pritet të shihet pak minuta para startitë të takimit, kohë kur do të publikohen dhe formaconet e të dyja ekipeve.