
Tirana e ka punën pisk sikurse dhe Luftëtari. Java e katërt e kampionatit në Superligë vë përballë këto dy skuadra të cilat do kërkojnë me çdo çmim një rezultat pozitiv. Pesha më e madhe bie mbi supert e trajnerëve, Ze Mari dhe Milosh Kostiç.
Humbësi i këtij takimi mund të bëjë gati "valixhet", fituesi mund të ketë shpresa për të ardhmen. Në përballjen e fundit që Tirana luajti ndaj Ilirisë fitoi por kjo nuk mjafton. Në këtë takim u pa shpesh herë që tekniku brazilian kërkonte agresivitet në lojë edhe pse rezultati ishte 4-1 në favor të bardhebluve.
Këtë gjë kërkon Ze Maria edhe në ndeshjen me Luftetarin, sfidë nga e cila kërkon me çdo kusht fitore pasi ai vetë është në dijeni që pozita te Tirana është e lëkundur dhe një disfatë në javën katërt të kampionatit do ta detyrontë këtë të fundit të merrte një vendim që as vetë atij nuk do t'i përlqente.