
Presidenti i Barcelonës Josep Bartomeu ka deklaruar se klubi i tij ka disa të ardhura në dipsozicion për të bërë blerje. Flitet për një shifër të përafërt me 44 milionë Euro. Shifër kjo që do të shpenzohet për prurje të reja në ekip. Ka disa emra që përfliten dhe një prej tyre është edhe ai i talentit shqiptar të Napolit Elseid Hysaj. Forma e mirë e treguar nga mbrojtësi në Europian ka ngjallur interesin e shumë klubeve europiane. Blerja e një sulmuesi jo shumë të kushtueshëm do të bënte Barcelonën të hidhej drejt një piste të re për të blerë edhe mbrojtësin shqiptar që do të përbënte një prespektivë për të ardhmen e klubit, duke pasur parasysh moshën e tij të re.
Emra të tjerë të kësaj liste janë Andre Gomez, Kevin Gameiro, Gabriel Jesus, Lucas Peres dhe emra të tjerë më pak të përfolur.
Nëse interesi i Barcelonës për Hysajn do të ishte i vërtetë kjo do të përbënte një reklamë shumë të bukur për futbollin shqiptar. Sigurisht edhe një të ardhme të ndritur për vetë futbollistin.