
Trajneri italian i Skënderbeut, Andrea Agostineli, mësohet se u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit dëshirën e tij kryesore në merkato.
Sipas "Panorama Sport", Agostineli është mahnitur nga aftësitë e sulmuesit nigerian që ka ardhur në provë te korçarët, Mateu Boniface. Sulmuesi nuk është në gjendjen e tij optimale fizike, por paraqitja e tij në stërvitje ka qënë e mjaftueshme që trajneri t'ua bëjë të qartë drejtuesve të klubit se Boniface duhet të firmosë patjetër me skuadrën për sezonin e ri.
Firma e Bonifaces mësohet se nuk do të jetë shumë e thjeshtë për t'u siguruar pasi sulmuesi mësohet se ka disa probleme me dokumentacionin te klubi i tij i mëparshëm, qipriotët e Aris Limasol.
Poll